“Pitbulli” Abrashi me humor të keq, paralajmërim i veçantë për Frankfurtin

14 Dhjetor 2018
14:43
Eraldo Harlicaj
back button

Amir Abrashi mund të jetë një nga lojtarët më të mirëqë kemi, por gjithashtu dhe një nga më të pafatët. Ai ka pësuar dy dëmtime shumë të rëndë që e kanë mbajtur jashtë fushave prej shumë kohësh. Mesfushori është në fazën e rikuperimit dhe deri sa të jetë krejtësisht i gatshëm për t’u aktivizuar në lojë po merr pjesë në fushtat sociale të klubit. “Pitbulli” është përzgjedhur në një event të Freiburg-ut për të shpërndarë autografe dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.

28-vjeçari u ka rrëfyer atyre se e ka realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist. “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime”. Ai ka treguar se çfarë bën në kohën e lirë. “Shumë i rëndësishëm është rikuperimi. Më pëlqen të shkoj për kafe ose të luaj Playstation. Më pëlqen profili im në FIFA. Ai është i shkurtër si unë, por kurrë nuk luaj me veten time”.

Paratë nuk janë diçka e rëndësishme për Abrashin dhe ai nuk preferon të tregojë se sa paguhet, por në të njëjtën kohë zbulon se humori i tij varet nga rezultati i skuadrës në futboll. “Tani jam shumë mirë, por nëse humbasim, jam në humor të keq gjatë gjithë javës“, –  u shpreh ai. Abrashi u dha një “paralajmërim” shokëve të tij që duhet të fitojnë për të shmangur humorin e tij të keq.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit