Pjanic: Ky është Juventusi më i fortë, “tripleta” do ta vërtetojë

10 Dhjetor 2018
14:19
Telesport
back button

Në sezonin e tij të tretë me Juventusin mesfushori Miralem Pjanic ka fituar mendësinë për të qenë një fitues, ashtu si klubi ku luan. Këtë sezon, skuadra e trajnerit Allegri po marshon dhe vendos rekorde kudo, ndaj mesfushori boshnjak beson se rezultati në fund të sezonit do të jetë befasues. Në prag të ndeshjes në Champions League ndaj Young Boys, Pjanic tha: “Ndeshja në Zvicër është e rëndësishme, pasi objektivi ynë është vendi i parë në grup dhe kjo skuadër ka treguar se e meriton atë vend”.

Duke folur për kampionatin, aty ku Juventus ka nisur arratinë, boshnjaku shton: “Kemi një avantazh të mirë, por do të përpiqemi që ta thellojmë atë në takimet e ardhshme. Por edhe Napoli e Inter kanë treguar se janë rivalë të fortë, ndaj do të duelojmë me to deri në fund”.

Në fund, Pjanic shprehet edhe për grupin që ka aktualisht Juventusi, duke u shprehur me superlativa. “Unë mendoj se ky është Juventusi më i fortë edhe pas 7 titujsh kampionë radhazi të Fituar në Serinë A. Kemi një skuadër me shumë kampionë dhe çdo vit grupi sa vjen e përmirësohet. Allegri është një trajner i aftë për të menaxhuar lojtarët, i saktë taktikisht. Këtë vit kemi edhe Cristiano Ronaldo, që po na ndihmon me përvojën e tij. Cilësitë e tij na ndihmojnë për t’u përmirësuar. Një futbollist që më ka befasuar”, tha Pjanic.

Numri 5 i bardhezinjve, duke folur për 2019-ën, shpreh dëshirën e tij më të madhe: “Tripleta mbetet objektivi ynë kryesor: Kampionat, Champions dhe Kupë. Edhe pse kemi fituar gjithë këto tituj radhazi, tani është koha për të bërë një hap edhe më të madh përpara, si në Itali ashtu dhe në Europë. Ne jemi gati”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit