Pjanic zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë në karrierë

23 Janar 2020
17:19
Denis Hakanaj
back button

Miralem Pjanic, protagonist në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Roma, ka qenë i pranishëm të enjten në Milano për prezantimin e këpucëve të reja Predator, modeli historik i Adidas-it.

Ka qenë një rast edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të atyre që kanë qenë të pranishëm, të cilët e kanë pyetur se cili ka qenë futbollisti që e ka befasuar më shumë.

“Është e lehtë të them Cristiano. Një që më ka befasuar me të vërtetë është Francesco Totti. Kam shkuar pak vonë te Roma, ai ishte 33 ose 34 vjeç, por bënte me të vërtetë atë që donte, më vjen keq që nuk e kam shijuar më shumë”, ka thënë Pjanic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit