Pjesëmarrje e pamjaftueshme, Dortmund iu heq abonimin në stadium 500 tifozëve

1 Qershor 2019
16:22
back button

Borussia Dortmund është klubi me prezencën më të lartë të tifozëve në stadium. Edhe këtë sezon nënkampionët e Gjermanisë u renditën në vend të parë me mesataren më të lartë, plot 79,712 tifozë kanë qenë mesatarisht në “Sigal Iduna Park”.

Gjithsesi klubi gjerman iu ka hequr abonimin 500 tifozëve të cilët nuk kanë shkuar në 7 nga 17 ndeshjet në shtëpi të shohin nga afër skuadrën e tyre, edhe pse kanë pasur abonim në stadium.

Duke qenë se kjo iu ka hequr mundësinë tifozëve të tjerë për të parë në stadium skuadrën e zemrës, klubi ka ndërmarrë këtë hap, duke larguar tifozët “dembelë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit