Plaku i prish festën Tiranës, mbyllet barazim sfida e Selman Stërmasit (Pamjet)

4 Maj 2022
18:52
Denis Hakanaj
back button

Tirana ka barazuar 1-1 në shtëpi kundër Teutës në javën e 32-të të Kategorisë Superiore dhe nuk ka arritur të sigurojë matematikisht titullin kampion.

Sfida e luajtur në Selman Stërmasi është zhbllokuar pesë minuta para fundit të parë nga vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh me një gol të Limaj.

GOLI I TIRANËS

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 74-t, ka ardhur reagimi i kampionëve në fuqi me Pakun, i cili ka barazuar fiksuar shifrat në 1-1 pak minuta pas futjes në fushë. Bardheblutë e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Xhixhës në minutën e 93-të.

GOLI I TEUTËS

Nga ndalesa e Trianës ka përfituar edhe Laçi. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Egnatian falë dygolëshit të realizuar nga Guindo (57′, 88′) dhe tani kanë shkuar 10 pikë larg kreut kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundit.

KARTONI I KUQ I XHIXHËS

Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Kastriotit për mbijetesën. Mensah (20′) dhe Pusi (81′) i kanë dhuruar tri pikët korçarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit