Plaku si kapiten i vërtetë, tregon bisedën me Dukën për të ardhmen

19 Mars 2019
11:11
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni është ai që e braktis i fundit anijen dhe merr përgjegjësitë. Sulmuesi i Kamzës, Sebino Plako, po mundohet ta kryejë si duhet rolin e tij deri në fund, për vetë dhe për ekipin. Ai ka folur në lidhje me situatat që përfshinë klubin dhe tregoi edhe bisedën që pati me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me të ardhmen e lojtarëve të Kamzës dhe mundësinë e transferimit në ndonjë ekip tjetër. 

“Është një situatë shumë e dëshpëruar. Ne futbollistët u distancuam menjëherë nga aktet e dhunës. Jemi drejtuar presidentit të Federatës dhe ai na ka thënë se do të përpiqet të na ndihmojë. Nuk jam takuar, por më është përgjigjur me anë të një mesazhi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke më treguar dashamirësi”.

“Uroj që ta takoj dhe të na japë një zgjidhje, pasi bëhet fjalë për 25 familje. Nuk kemi mbështetje nga asnjë institucion, vetëm federata mund të na ndihmojë. Nuk e kuptoj pse e prishim garën nëse na lejohet të luajmë në ekipet e tjera. Dënimi i Kamzës është diçka që ka ndodhur. Pse të mos kontribuojmë për ekipet që mund të na kërkojnë. Ky është rast unikal, nuk e di se si duhet të funksionojnë, por logjika të çon se lojtarët janë më të dëmtuarit, pse duhet të na digjen ne tre muaj futboll”, – u shpreh Plaku. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit