Plani i Milan-it nuk bind Zaccheroni-n: Nuk mjafton

2 Prill 2020
16:56
Denis Hakanaj
back button

I kontaktuar nga faqja zyrtare e Milan-it me rastin e 60-vjetorit të tij, Alberto Zaccheroni, ish-trajner i kuqezinjve, ka folur për planet e Djallit.

“Milan-i më duket se synon t’u besojë të rinjve, por të rinjtë funksionojnë në krah të lojtarëve ekspertë, përndryshe është e vështirë të arrihen rezultate”.

“Mendoj se drejtuesit duhet t’ia shpjegojnë mirë projektin e tyre tifozëve, që më duken shumë të duruar. Fanella e Milan-it peshon më shumë se ajo e Inter-it, edhe llojtarët me personalitet i kam parë në vështirësi, kështu imagjinoni të rinjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit