PLAS ÇËSHTJA | Një e ardhme e pasigurt për Dembele, Barça vendos ultimatum dhe dy rrugë!

11 Tetor 2021
17:38
Telesport

Ousmane Dembélé mund të bëhet një çështje për Barcelonën. Anësori francez ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe negociatat për rinovimin janë në bllokim.

Sidoqoftë, klubi Blaugrana e di se lojtari ka marrë oferta, mbi të gjitha nga Manchester United, dhe sipas “Sport” ai do të kishte vendosur një lloj ultimatumi: nëse ish-lojtari i Borussia Dortmund nuk vendos deri në fund të tetorit, shumicen e sezonit mund ta kalojë në tribune.

Një skenar që mund të jetë i rrezikshëm për Dembélé në vitin që çon në Kupën e Botës. Lëndimet nuk e lejuan atë të ketë vazhdimësi dhe një situatë e ngjashme mund të anulojë shpresat e tij. Përveç United, Juventus, Chelsea dhe Liverpool janë gjithashtu të interesuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit