Plas dhuna në ndeshjen e Ligës së Europës, tifozët ndërpresin lojën 8 minuta (video)

1 Tetor 2021
9:41
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e Marseille kundër Galatasary u ndërpre për rreth tetë minuta të enjten, për shkak të dhunës së tifozëve dhe hedhjes së flakadanëve në fushë. Barazimi pa gola i “Europa League” në “Stade Velodrome” u errësua nga këto incidente, të cilat shënuan vazhdimin e një sezoni kaotik për nikoqirët.

Në fillim të këtij viti, ndeshja e Marseille kundër Nice u përfshi nga kaosi, pasi tifozët hynë në fushë për t’u përballur me lojtarët. Incidenti është në fakt i treti që përfshin Marseille në dhunë të tifozërisë për këtë edicion.

Përveç asaj ndeshjeje kundër Nice, gjatë barazimit 0-0 të Marseille me Angers, në stadiumin e këtij të fundit, “Stade Jean-Bouis”, tifozët miq pushtuan fushën gjatë një zënke me homologët vendës.

Kohët e fundit pati gjithashtu një incident tjetër në derbin midis Lens dhe Lille. Dy rivalët barazuan 0-0 pas një pjese të parë të tensionuar, por më pas u detyruan të prisnin që të rifillonte ndeshja, pasi tifozët shkaktuan telashe të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit