Plas gallata te Levante: portieri titullar do të mungojë se është komisioner në zgjedhjet e të dielës!

8 Nëntor 2019
13:05
back button

Aitor Fernandez, portieri i Levantes, do të detyrohet që në ndeshjen e kampionatit ndaj Athletic Bilbao të mungojë sepse do të jetë i impenjuar në një qendër votimi për zgjedhjet e ditës së dielë në qytetin e tij. Pikërisht të dielën, shokët e ekipit do të jenë të impenjuar në transfertë në Bilbao.

Një problem i madh për trajnerin e Levantes, Paco Lopez, që duhet të bëjë edhe pa portierin e dytë, Olazabal, i dëmtuar. Fernandez ka kërkuar leje dhe ka thënë se është i përfshirë në komisionin zgjedhor në qendrën e tij të votimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit