PLAS KEQ | “Pusho!”… Allegri kapet me Alvaro Morata pas ndërrimit. Motivi (VIDEO)

5 Dhjetor 2021
23:05
Telesport
back button

Episod nervoz te Juventus-Genoa. Edhe pse skuadra bardhezi ishte duke fituar 1-0 (përpara golit të shënuar nga Paulo Dybala) trajneri Massimiliano Allegri është kapur keq me Alvaro Morata.

Sulmuesi, që shpërdoroi shumë raste, ishte nervoz dhe madje shkaktoi faull duke marrë karton të verdhë për reagim ndaj kundërshtarit dhe rrezikoi grindjen e tensionin.

Allegri e thërret në stol dhe hedh në fushë Kean. Spanjolli, gjatë momentit të daljes, duket nervoz, ndërsa trajneri italian nuk e fal…

“Duhet të heshtësh! Pusho. Dhurove një faull për kundërshtarin kot”…

Motivi lidhet pikërisht me një episod kur sulmi i Juventusit u ndal pikërisht nga spanjolli që ishte i nervozuar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit