Plas keq te PSG… Mbappe shtyn Messin dhe do t’ia marrë topin nga duart Neymarit për penalltinë. Braziliani e refuzon (pamjet)

15 Gusht 2022
10:42
Alfred Lleshi
back button

Pasi shkatërruan Clermont Foot 5-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit 2022-2023, kampionët e Francës mundën Montpellier 5-2 në “Parc Des Princes”. Neymar ishte heroi i mbrëmjes për skuadrën e Christophe Galtier. Braziliani shënoi dy gola dhe asistoi disa herë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka rifituar formën e tij më të mirë, çka do t’i shqetësojë kombet e tjera të futbollit, ndërsa i afrohemi Kupës së Botës 2022. Goli i parë i Neymar erdhi nga një penallti e goditur mirë në minutën e 43-të. Një provë më shumë se ai është një nga më të mirët nag pika e bardhë.

Megjithatë, pati një element polemikash rreth goditjes së kësaj penalltie. 20 minuta para se Neymar të mposhtte Jonas Omlin (në portën e Montpellier), Kylian Mbappe humbi një penallti, ndërsa rezultati ishte i barabartë 0-0.

Por, pavarësisht faktit se ai kishte dështuar në përpjekjen e parë, Mbappe kërkoi që t’i jepej një mundësi e dytë. Tashmë janë shfaqur pamjet e reja të sagës së fundit të “penaltygate” te PSG dhe kjo duhet t’i shqetësojë vërtet ata që janë në drejtimin e klubit…

Kjo nuk është një pamje e mrekullueshme, apo jo? Mbappe kaloi para Lionel Messit, duke e shtyrë disi argjentinasin, ndërsa po shkonte te Neymar për t’i bërë kërkesën e tij, të godiste penalltinë. Diçka për të cilën shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk dukej shumë i kënaqur. Sikurse duket në video, braziliani e refuzoi.

Marrëdhënia e francezit dhe Neymar thuhet se është prishur në mënyrë dramatike kohët e fundit, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëdha për trajnerin Galtier. Sipas “Get French Football News”, tensionet janë rritur mes dyshes në dhomën e zhveshjes për faktin se Neymar është në dijeni të raporteve që detajojnë dëshirën e Mbappe për ta shitur atë këtë verë.

Kampi i Mbappes beson se ka vend vetëm për njërin prej tyre (Neymar ose Messi) në sulmin e PSG. Nëse raportet janë të sakta dhe dyshja nuk shihet dot më sy më sy, Galtier dhe pjesa tjetër e hierarkisë duhet të veprojnë shpejt dhe ta zgjidhin problemin.

PSG ka nevojë që Mbappe dhe Neymar të punojnë së bashku në sezonin 2022-2023, pasi është jetike për përpjekjet e klubit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë. Të shohim se si do të zhvillohet situata në javët në vijim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit