Plas në Premier League, United dhe Tottenham kërkojnë dorëheqjen e bordit drejtues

14 Tetor 2021
15:57
Denis Hakanaj
back button

Disa prej klubeve të Premier League janë të tërbuar pas shitjes së Newcastle dhe kanë kërkuar dorëheqjen e bordit drejtues të Premier League.

The Sun ka bërë të ditur Tottenham dhe Manchester United janë shumë të zemëruar për blerjen e Newcastle nga fondi saudit, mes skuadrat e mesit të tabelës që i janë bashkuar dy të mëdhave të kampionatit anglez.

Drejtuesit e Everton, Aston Villa, Crystal Palace, Brighton dhe West Ham kanë marrë pjesë në një takim të zhvilluar në Londër, ku kanë kërkuar përgjigje nga pesë drejtuesit e bordit.

Një burim anonim ka thënë: “Ka patur shumë debate dhe shumë kritika kundër bordit”.

Gjithsesi, kërkesa për dorëheqje ka befasuar drejtuesit e klubeve të tjerë, me pjesën më të madhe prej tyre që besojnë se ka qenë një kërkesë e ekzagjeruar.

Ndërsa klubet e kampionatit anglez e kuptojnë se nuk mund të bëjnë asgjë tani, ka patur shumë akuza kundrejt drejtorit ekzekutiv të Premier League, Richard Masters, presidentit Gary Hoffman dhe kolegëve të tyre gjatë takimit të zhvilluar të martën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit