Plas në Shkodër, Pjetri: Lici po bën qokat e fundit me afrimet, të ketë kujdes!

9 Korrik 2019
12:51
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia duket se do të ndryshojë sërish drejtim. Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdin Pjetri, ka folur në lidhje me punën e administratorit Suad Lici në krye të klubit dhe afrimet e fundit që janë bërë në Shkodër të Herald Markut dhe Dejan Shehut. 

"Administratori Lici të ketë kujdes me afrimet që bën. Nuk është momenti për të bërë qokat e fundit në afrimin e futbollistëve që janë rezerva në ekipet që ndodhen në fund të tabelës së klasifikimit. Vllaznia nuk është pronë e tij individuale. Nuk mund të bëhen qoka me Vllazninë. Të jetë i kujdesshëm", – mesazhi i qartë i drejtuesit të ri të Bashkisë. 

Ai foli dhe në lidhje me planin që ka për të ardhmen e klubit. "Duhet të shkojmë drejt privatizimit. Nuk është punë aspak e lehtë, pasi duhet parë dhe ligjërisht. Duhet parë dhe gjendja financiare që ka klubi. Edhe pak ditë e drejton klubin dikush tjetër. Duhet parë nëse do të ikin Lici dhe drejtori teknik", – deklaron Pjetri.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit