Plas në Shkodër: Vllaznia nuk paguan punëtorët e stadiumit!

12 Shtator 2019
12:13
back button

Ndryshon moda te Vllaznia, pasi ndryshe nga më herët kur futbollistët nuk paguheshin, tani është radha e punëtorëve të stadiumit “Reshit Rusi” për t’u ankuar në lidhje me mungesën e pagesave. Administrata e klubit nuk ka paguar prej më shumë se 5 muajsh rrogat e punëtorëve të stadumit, ndërsa situata ka degravuar shumë. 

Punëtorët kanë folur për mediet lokale duke treguar problematikat e tyre. Ata janë ankuar në lidhje me mungesën e parave, ndërsa kanë treguar dhe bisedën me administratorin Suad Lici. Ky i fundit u ka thënë se nuk ka para për t’i paguar. Një situatë e tillë theksojnë punëtorët ka ndodhur me administratorin Astrit Gjyrezin dhe tashmë me Suad Licin. Gjendja është alarmante, ndërsa nuk duket se ka një zgjidhje në Shkodër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit