Plas sherri te Chicago Bulls, lojtarët në revoltë kundër trajnerit

15 Dhjetor 2018
17:12
Telesport
back button

Një nga ekipet legjendare të NBA-së, Chicago Bulls, po kalon një moment krize aktualisht në kampionat. Skuadra ndodhet në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes, me 6 fitore e 23 humbje dhe pak kohë më parë drejtuesit vendosën të largojnë trajnerin Fred Hoiberg, duke ia besuar ekipin trajnerit Jim Boylen. Por edhe ky i fundit nuk po kalon momente të mira, madje këtë herë ai ka edhe lojtarët kundër.

Mediet amerikane konfirmojnë se lojtarët i janë drejtuar shoqatës së tyre NBPA (National Basketball Players Association), për të kontestuar metodat stërvitore të trajnerit Boylen. Basketbollistët kanë mbetur veçanërisht të pakënaqur nga kërkesa për stërvitje e trajnerit gjatë “back to back” (dy ndeshje brenda 24 orëve). Madje ata kanë refuzuar të dalin në parket për t’u stërvitur.

Jo vetëm kaq, por lojtarë të ndryshëm janë ankuar për debatet që kanë patur për trajnerin, apo zgjedhjet e tij për të bërë ndryshime të shpeshta me titullarët, duke mos i lënë kohë lojtarëve të japin më të mirën në parket. Ata që kanë ngritur më shumë zërin janë Zach LaVine dhe Justin Holiday, që kanë dërguar pranë shoqatës së tyre edhe videon e ndeshjes Chicago-Indiana, natyrisht të humbur nga Bulls.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit