Plas sherri te Honda, Lorenzo akuzon skuadrën: Po favorizon Marquez

3 Qershor 2019
15:55
Telesport
back button

Situata te motori japonez Honda nuk është aspak e qetë. Pas garës së fundit në Mugello (Itali), Jorge Lorenzo ka ngritur zërin, duke deklaruar se nuk po ndihmohet sa duhet nga skuadra, e cila përkrah më shumë Marc Marquez. Për këtë arsye, Lorenzo do të fluturojë në Japoni për shpjegime.

Madje, mendohet se Lorenzo do të kërkojë prishjen e kontratës me Honda. Gjithsesi, spanjolli pritet të bëjë disa modifikime te motori i tij, në mënyrë që ajo t’i përshtatet më shumë stilit të tij të pilotimit. Edhe në garën e fundit në Itali, Lorenzo u rendit shumë pas, ndërsa Marquez i dyti.

Me këtë motor mund të fitohet, siç po bën Marquez. Gjithsesi, këtë gjë mund ta bëjë vetëm ai. Ky motor është i ndërlikuar dhe duhet të gjejmë një zgjidhje për të më dhënë mundësinë që ta pilotoj sa më lehtësisht”, tha Lorenzo.

Nuk ka vonuar replika e Marquez, që tha: “Edhe unë dua gjithnjë një motor më të mirë. Nëse shoku im i skuadrës do të kishte provuar motorët Honda të së shkuarës do ta kuptonte se ky motor është më i lehtë për t’u pilotuar. Gjithsesi, nëse dëshiron të kërkosh disa gjëra ndryshe nga të tjerët duhet të jesh mes të parëve. Ai duhet të renditet para meje. Skuadra merr gjithnjë sugjerime nga piloti më i fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit