Plas sherri te Honda, Lorenzo: Më mbështet armiku dhe kritikon miku im

17 Shtator 2019
12:53
Telesport
back button

Polemikat mes dy pilotëve të Honda kanë vijuar edhe pas garës së Misano, në Moto GP. Ai që ka folur këtë herë është Jorge Lorenzo. “Nuk i kam kuptuar kritikat e Marc pas rikthimit tim në pistë, pasi ai ka qenë gjithnjë në anën time edhe kur kemi patur fërkime në pistë. Çuditërisht, ai që më kuptoi ishte Rossi dhe jo Marquez”, tha Jorge Lorenzo.

Kur garon në një sport të tillë të rrezikshëm dhe pëson një aksident të tillë, mendon edhe të tërhiqesh përgjithnjë. Për mua kjo nuk ka qenë hera e parë, ndaj nuk e kuptoj kritikat e Marquez. Asnjë nuk ka dëshirë të rrëzohet dhe dëmtohet në pistë, të gjithë garojmë për të fituar”, u shpreh Jorge Lorenzo, në sezonin e parë te Honda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit