Plas te Barcelona, Griezmann përçan ekipin

20 Janar 2021
15:24
Denis Hakanaj
back button

Pak komunikim dhe gabime të rënda.

Ka qenë kjo, me pak fjalë, kritika e bërë nga Antoine Griezmann ndaj Barcelona-s pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao-s.

Fjalë që, sipas shtypi spanjoll, kanë zemëruar portierin Ter Stegen dhe kolegët e mbrojtjes.

Nga sa mësohet, në fakt, zhgënjimi nga humbja dhe fjalët e francezit kanë përçarë skuadrën. Portieri gjerman dhe mbrojtja nuk i kanë pritur shumë mirë deklaratat e bëra nga Griezmann menjëherë pas ndeshjes.

Megjithatë, duket se qëndrimi i sulmuesit mbështetet nga lojtarë të tjerë të skuadrës. Një tjetër problem i madh për Koeman, i cili shpresonte ta vazhdonte sezonin në një mënyrë tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit