Plas te Chelsea, lojtarët dalin kundër trajnerit Tuchel

26 Janar 2022
19:05
Denis Hakanaj
back button

Sipas The Athletic, Romelu Lukaku nuk është i vetmi lojtar sulmues që nuk është i kënaqur nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Duket se sjellja e trajnerit gjerman kundrejt sulmuesve të tij, duke përfshirë edhe kritikat e ashpra nga stoli për gabimet që bëjnë gjatë ndeshjeve, ka demoralizuar disa futbollistë.

Një pakënaqësi kjo që duket se mund të shtyjë disa lojtarë që të kërkojnë largimin verën e ardhshme.

Një burim anonim ka thënë se sjellja e trajnerit ka minuar vetëbesimin e lojtarëve, të cilët ngurrojnë t’u besojnë instinkteve të tyre nga frika se Tuchel mund t’i kritikojë.

Gjithashtu, ndryshimet e shpeshta në formacionin titullar po e bën të vështirë për repartin e sulmit që të përshtate ose të krijojnë një mirëkuptim më të madh në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit