PLAS TE PSG: “Tregoni b****”, tifozët përplasen me yjet e ekipit! Mbappe reagon (FOTO)

24 Shkurt 2020
11:51
back button

PSG triumfoi mbrëmjen e kaluar ndaj Boredeaux në Ligue 1 me shifrat 4-3, duke thelluar distancën me vendin e dytë në 13 pikë. Sidoqoftë, objektivi i parizienëve dihet tashmë që është vetëm Champions League, pasi në Francë nuk njohin kundërshtarë.

Pikërisht humbja 2-1 dhe loja e dobët ndaj Dortmund kanë tërbuar jo pak ultrasit e PSG, të cilët me një banderolë të madhe kanë shkruar një mesazh për yjet e ekipit.

Kombuare, Gino, Rai (tre lojtarë të njohur të PSG në vitet 1993-1996)
kishin mentalitet fitues
Silva, Mbappe, Neymar
keni frikë të fitoni?

Dhe në fund, mesazhi mbyllet me këtë fjali: “Tregoni b**** tuaja”. Lidhur me këtë mesazh ka reaguar Mbappe, i cili me një story në Instagram pas fitores me Bordeaux ka shkruar vetëm një pyetje të thjeshtë: “Frikë të fitojmë?” Tashmë, nuk dihet se si do të shkojë marrëdhënia mes tifozëve dhe tre yjeve të përmendur, por diçka është e sigurt: Nëse PSG dështon ndaj Dortmund në Champions, reagimi i tifozëve ndaj lojtarëve mund të jetë edhe më i fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit