Plasin premiot në Kosovë, klubi pranon hapur se ka marrë para

6 Maj 2019
16:28
Eraldo Harlicaj
back button

Kampionati në Kosovë është në fazën kulminore me 3 skuadra që luftojnë për titullin kampion. Feronikeli (71 pikë), Prishtina (69 pikë) dhe Llapi (69 pikë) ndahen mes tyre me dy pikë. Titulli do të vendoset në javët e fundit, ndërsa ekipet kanë nisur të punojnë dhe kundër ekipeve kundërshtare duke tentuar të fusin shkopinj nën rrota, me premio ndaj rivalëve.  

Klubi që ka pranuar publikisht premio për të ndalur rivalët e titullit është Drita. Drejtori sportiv, Finik Kërçeli, e ka deklaruar hapur se ka marrë premio për ndeshje të caktuara, në një prononcim për Telegrafi. 

Po, është e vërtetë që kemi pranuar premio për ndeshjen ndaj Llapit dhe Prishtinës. Në fillim kemi hezituar t’i pranojmë, por në fund vendosëm pasi nuk duam të humbim djersën e futbollistëve tanë. Fatkeqësisht skuadra jonë ka disa javë që është pa objektiva dhe e kemi respektuar kampionatin duke luajtur fort me të gjitha skuadrat. 

"Premiot janë legjitime në gjithë botën dhe kjo është arsyeja që i kemi pranuar ato. Shifrat? Nuk dua të përmend shifra, por për futbollin tonë janë shuma mjaft të mëdha si për fitore ashtu edhe për barazim”, u shpreh Kërçeli. Informacionet që vijnë nga media kosovare bën me dije se Drita ka marrë 20 mijë euro për barazim dhe 40 mijë euro për fitore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit