Platini: Dybala nuk krahasohet me mua, është si Sivorì. CR7, kampion i madh!

15 Korrik 2020
9:27
Alfred Lleshi
back button

Paulo bashkohet me Michel Platini, në kuotën e 224 ndeshjeve me Juventusin. “Le Roi” ka folur për këtë me “Gazzetta dello Sport”: “Më pëlqen dhe është mjaft mirë me Ronaldon. Ne jemi të ndryshëm, gjithsesi. Unë kam qenë një “10”, ai luan në të gjithë repartin e më gjerë. Por, Dybala është një yll i vërtetë. Avokati (Agnelli i vjetër) nuk jeton më, por mund të konfirmoj se çfarë do të mendonte për Paulo. Nëse atij i pëlqente shumë Sivori, mendoj se do ta kishte vlerësuar shumë edhe Dybala. Argjentinasi është shumë i mirë në fushë, një djalosh me fytyrë të bukur. Ai është edhe një person i pashëm”.

Ne do të flasim për konceptin e “trashëgimisë” edhe një herë, sepse Michel Platini, si gjithë të mëdhenjtë, pretendon për veten e tij një rol në historinë e Juves, që objektivisht Paulo Dybala ende nuk e ka. Lidhur me një krahasim mes të dyve, francezi shton: “Shifrat janë një gjë, por ne jemi të ndryshëm. Unë gjithmonë i shmang krahasimet. Dybala duket si unë? Jo, sepse e kam parë shumë herë. Unë jam Platini dhe ai është Sivorì. Është një sulmues, që mund të luajë kudo. Unë isha mesfushor dhe shënova shumë gola. CR7? Ai është një kampion i shkëlqyeshëm, që zgjidh ndeshjet, ka luajtur për një kohë të gjatë në nivele të larta. Me Dybala përshtatet mjaft mirë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit