Platini hidhet në sulm, kërkon një shumë marramendëse

8 Nëntor 2019
20:33
Denis Hakanaj
back button

Michel Platini hedh UEFA-n në gjyq. 

Ish-presidenti, pezullimi i të cilit për katër vite ka përfunduar në fillimin e tetorit, ka kërkuar 7 milionë euro dëmshpërblim: një bonuse 1,8 milionë euro “për kontributin në suksesin e Euro 2016-ës të zhvilluar në Francë”, pagesën e 630,000 eurove të shpenzuara për çështjet ligjore, plus rrogat e prapambetura “për periudhën 2016-2019”. 

“Bonusi ishte një pagesë që shefi  i financave duhej t’i bënte presidentit për organizimin e Europianit. Dhe për sa i takon shpenzimeve për avokatët, janë të periudhës kur unë isha president dhe UEFA premtoi se do t’i paguante”, ka thënë “Le Roi”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit