Platini: Juve mund ta ndryshojë emrin, s’e di nëse ka para për ta blerë Mbappé

19 Nëntor 2019
9:01
Alfred Lleshi
back button

Michel Platini është rikthyer. Pezullimi me katër vite nga çdo funksion në futboll ka përfunduar dhe tani “Le Roi” mund të nisë ndonjë aventurë të re në këtë sport që, përveçse i dha aq shumë, gjithashtu i ka marrë shumë. I intervistuar nga “Tuttosport”, ish-sulmuesi francez ishte në gjendje të këshillonte Juventusin për marrjen e Kylian Mbappé. Ai flet me siguri se klubi bardhezi do të kërkojë një kampion të ri, pasi Cristiano Ronaldo të tërhiqet: “Unë mund t’ua rekomandoja të gjithëve Mbappé. Nuk e di nëse Juventusi ka para për ta blerë tani. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në të ardhmen, sepse Kylian do të ketë vlerë edhe më të madhe”.

Shpresa e Platini është ajo e një kampionati italian shumë më të luftuar sesa vitet e kaluara. Tani fokusi vendoset tek Interi, i cili po i rivalizon bardhezinjtë në këtë pjesë të sezonit: “Nuk mund të them se cili do të jetë kampioni i Serie A. Të shpresojmë që një tjetër do të fitojë. Më së shumti mund të shpresoj se Interi do të luftojë deri në fund për ta bërë kampionatin më interesant, por pastaj…”

Në futboll, gjithnjë e më shumë klube kanë pronarë të huaj. Në Itali, këtë status e ka Interi dhe Milani, një skenar që Platini detyrohet të pranojë, megjithëse pa dëshirë: “Është evolucioni i futbollit. Nuk më pëlqen shumë, por ky është biznesi. Mbase për dhjetë vite PSG do të quhet “Coca-Cola”, ose Juventusi do ta ndryshojë emrin e tij në “Jeep”. Kam frikë se do të ndodhë ajo që shohim në basketboll me vite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit