Platini tallet keq me PSG: Mund të quhej edhe… “Coca Cola”

8 Nëntor 2019
11:46
Alfred Lleshi

Sa herë që Michel Platini jep një intervistë, ish-presidenti i UEFA nuk lë askënd indiferent. Këtë herë, ai foli për mikrofonat e RTL, prej nga adresoi kritika daj PSG dhe Leonardo. Ish-futbollisti i shquar e fajësoi drejtorin brazilian të kampionëve të Ligue 1 se nuk fliste sa duhet frëngjisht dhe se nevojitet të shprehet më mirë para mikrofonëve të gazetarëve. “Leonardo nuk flet mirë frëngjisht. Ai nuk kuptohet mirë, – tha Platini, pasi prezantoi librin e tij të ri, “Entre Nous”. – PSG mund të quhej edhe “Coca Cola” nga presidenti i vet prej Katari, drejtori sportiv brazilian dhe stafi i tij kozmopolit”.

Përveç kësaj, ish-presidenti i UEFA-s shtoi: “Unë kurrë nuk e kam kritikuar PSG-në, por ky nuk është konceptimi im për futbollin. Mund të merrja si shembull edhe Olympique Marseille, ku presidenti është nga një fond amerikan investimesh, ka një trajner portugez, drejtor sportiv spanjoll, pa lojtarë francezë. Futbollit i duhen rrënjët dhe sot kjo nuk po ndodh në Francë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit