Play off: Flamurtari mposht sërish Partizanin dhe i afrohet titullit kampion

29 Prill 2023
20:35
Telesport
back button

Flamurtari kampion në basketboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme 77-66 ndaj Partizanit në finale e tretë play off, ndeshje e luajtur në qytetin e Vlorës. Një fitore që afron skuadrën e Flamurtarit me titullin kampion, pasi vlonjatet udhëheqin 2-1 serinë e ndeshjeve dhe janë një fitore larg titullit.

Kjo sfidë ishte e ekuilibruar në pjesën e parë, me shumë barazime dhe me një avantazh të lehtë për vendaset, që udhëheqin 37-34 në mbyllje të 20 minutave të para. Shkëputja e Flamurtari vjen në periodën e tretë, ku verndaset janë më të sakta në gjuajtje e dominojnë në fushë.

Perioda e tretë mbyllet 61-47 për Flamurtarin, që e administron mjaft mirë epërsinë deri në fund, duke mos lejuar kryeqytetaset të rikuperojnë. Kështu, Flamurtari fiton 77-66 dhe feston këtë triumf para tifozëve të tij. Deri më tani faktori fushë është vendimtar, pasi ekipet kanë fituar takimet në fushën e tyre.

Për vendaset u dalluan Omerbasic me 22 pikë e 15 rebound, Benally me 22 pikë e Jacobson me 19 pikë, një trio që bëri diferencën në parket. Për Partizanin, lojtarja më e mirë ishte Bannister me 21 pikë. Ndeshja e radhës do të luhet pas tri ditësh në kryeqytet.

Play off-Femra

Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-58

Nd.2, Partizani – Flamurtari, 73-59

Nd.3, Flamurtari – Partizani, 77-66

Nd.4, Partizani – Flamurtari

Lajme të tjera

Lajmet e fundit