Play off: Tirana “leksion” Lushnjës, Vllaznia fitore me përmbysje ndaj Barletit

31 Mars 2023
8:28
Telesport
back button

Kanë nisur ndeshjet çerekfinale të play off-it në volejboll për femra. Skuadra e Tiranës fitoi me lehtësi 3-0 në “Fahrie Hoti” ndaj Lushnjës në sfidën e parë (25-15, 30-28, 25-11). Një takim që u dominua nga bardheblutë, që hasën rivalitet nga vajzat myzeqare vetëm në setin e dytë.

Në çerekfinalen tjetër, ekipi i Vllaznisë fitoi 3-2 ndaj Barleti Volley, ndeshje e luajtur në Shkodër (20-25, 25-20, 21-25, 25-21, 15-5). Barletaset kaluan dy herë në epërsi por gjithnjë u arritën nga shkodranet, që më pas dominuan e fituan setin final. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 2 prill.

Femra, çerekfinale play off

Nd.1, Vllaznia – Barleti Volley, 3-2

Nd.1, Tirana – Lushnja, 3-0

Nd.2, Barleti Volley – Vllaznia, 2 prill

Nd.2, Lushnja – Tirana, 2 prill

Meshkuj, çerekfinale-Play off

Nd.1, Skënderbeu – Vllaznia, 0-3

Nd.1, Tirana – Studenti, 3-0

Nd.2, Vllaznia – Skënderbeu, 1 prill

Nd.2, Studenti – Tirana, 1 prill

Lajme të tjera

Lajmet e fundit