Mbrojtësi i Barcelona-s, Jules Kounde, pranon se lojtarët janë të kënaqur me taktikat e trajnerit Hansi Flick.
Kounde ka folur pas fitores 1-0 ndaj Getafes.
Ai tha:
“Kemi vuajtur? Nuk e di. Kur fiton vetëm 1-0, kundërshtari e sheh të mundur barazimin, sepse bëjnë më shumë presing.
“Por ne bëmë një ndeshje të mirë, e kontrolluam ndeshjen dhe mund të kishim shënuar më shumë gola.
“Ndodh ndonjëherë, nuk mund të fitosh gjithmonë me një diferencë të madhe golash.
“Getafe është gjithmonë një ekip i vështirë për t’u përballuar. Mund të ketë qenë më e vështirë për ne se zakonisht, por patëm shanset për ta mbyllur ndeshjen.
“Flick? Ai është një trajner që e di shumë qartë se si dëshiron të luajë. Ne po argëtohemi. Ai është një trajner shumë kërkues dhe gjërat po shkojnë mirë për ne”.