Po befason në Premier edhe pa Harry Kane, te Tottenham ëndërrojnë për titullin

18 Shtator 2023
9:04
Telesport
back button

Me 4 fitore dhe një barazim pas pesë javëve të para në Premier League, skuadra e Tottenham ndodhet në vendin e dytë në renditje (pas Manxhester City). Skuadra e Spurs arriti së fundi një fitore të vështirë me përmbysje ndaj Sheffiled, me dy gola që erdhën në kohën shtesë.

Ky është starti më i mirë që Tottenham ka patur ndonjëherë në historinë e Premier League, ndaj tifozët ëndërrojnë. Mes tyre është edhe trajneri Ange Postecoglou, i ardhur këtë verë, që ka hyrë në zemrën e tifozëve. “Le ta lëmë skuadrën të argëtohet në fushë dhe tifozët të ëndërrojnë”, tha Postecoglou.

Le t’i lëmë njerëzit të emocionohen, pasi kjo është e bukur. Në jetën e tyre provojnë shumë dhimbje, ndaj le ta shijojnë këtë moment. Të ëndërrosh për titullin nuk ka asgjë të keqe, për mua është mirë. Ne duhet t’i kënaqim, pasi e meritojnë këtë gëzim” u shpreh Postecoglou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit