Po bën supersezon te Atalanta, Reja ngre në qiell Gjimshitin! “Sa ka ndryshuar që kur e stërvisja…”

13 Maj 2020
15:22
Telesport
back button

Deri sa pandemia ndaloi futbollit, një ndër lojtarët shqiptarë që po kalonte një sezon fantastik ishte Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Atalantas. Edorardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka shprehur edhe njëherë vlerësimin e tij për lojtarin kuqezi.

Italiani e ka stërvitur edhe pse pak kohë te Atalanta, përpara se mbrojtësi shtatlartë të shkonte në huazim te Avellino dhe Benevento, për t’u kthyer në Bergamo i pjekur dhe gati, aq sa për trajnerin Gasperini  u bë i padiskutuar në mbrojtje si titullar.

Një intervistë për të përditshmen më të madhe sportive të Italisë, “La Gazeta dello Sport”, Reja u shpreh kështu për Gjimshitin: “Po flasim për një lojtar tashmë të stabilizuar në Serinë A, është një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit dhe ka një rol të rëndësishëm në sukseset e Atalantës sezonet e fundit”.

“Ka fituar besim dhe është rritur në nivel. Gjimshiti është sot një tjetër lojtar në krahasim me atë që ishte kur mbërriti tek Atalanta, dhe unë isha trajner”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit