“Po e rezervoj hotelin e finales tjetër” Klopp e mer me filozofi! “Rezultat normal futbolli, por ekipi që kam unë…”

29 Maj 2022
1:54
Telesport
back button

Jurgen Klopp barazon Marcello Lippi. Dhe për fat të keq nuk është një arritje lajkatare. Në fakt, trajneri i Liverpool-it barazohet me italianin në listën e trajnerëve që kanë humbur më së shumti finale të Champions League në karrierën e tyre: tre humbje për të dy!

“Nuk është një rezultat i jashtëzakonshëm – komentoi trajneri i Reds – është një rezultat normal futbolli. Ne kemi bërë shumë më shumë goditje dhe shumë prej tyre në portë, por statistika vendimtare është në favor të Real Madridit.”

“Real shënoi një gol, ne jo. Fatkeqësisht është shumë e thjeshtë dhe po aq e vështirë, por ne duhet ta respektojmë atë”. Më i miri i ndeshjes ishte portieri i Real Madridit Thibaut Courtois me nëntë pritje, disa prej të cilave ishin të pabesueshme:

“Kur portieri është më i miri në fushë do të thotë se diçka nuk shkon me skuadrën tjetër. Ai bëri tre pritje të pabesueshme, por unë do të kishim dashur të kishim më shumë raste të pastra. Në fund bëmë shumë krosime të pakuptimta”.

Pavarësisht zhgënjimit të humbjes në finale, Jurgen Klopp nuk e humb optimizmin: “Krahasuar me 2018-ën shoh që kam një ekip shumë të fortë dhe të destinuar të kthehem këtu. Finalja e radhës do të jetë në Stamboll dhe tashmë jemi duke rezervuar hotelin. “.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit