E pabesueshme por e vërtetë. Një helikopter që ishte duke filmuar nga ajri garën e çiklizmit, e vlefshme për etapën e tetë të Vueltës së Spanjës, ka befasuar me pamjet e publikuara “live” në ekran.
Në tarracën e një pallati, në qytezën e Iguolada, ishte mbjellur marijuanë.
Kamera e vendosur në helikopter po filmonte nga lart normalisht garën, por ajo fiksoi kalimthi edhe marijuanën që ishte mbjellur në tarracën e pallatit.
Policia që kishte parë pamjet direkte televizive, mori masat duke ndërhyrë dhe arriti të sekuestrojë në total 40 bimë të mbjellura në tarracën e pallatit.