Po kritikohet pafund, De Ligt flet hapur: Ja pse nuk po përshtatem në Itali!

24 Shkurt 2020
15:43
back button

Ishte blerja më e goditur dhe e bujshme e verës së shkuar, kur Juventusi vendosi të investonte mbi 80 mln euro për kartonin e tij dhe një rrogë gati 10 mln euro në sezon për pesë vitet e ardhshme. Megjithatë, deri tani, Matthijs De Ligt nuk ka bindur aspak te “Zonja” dhe kjo gjë ka acaruar jo pak tifozët, që prisnin një rritje të lojtarit holandez të paktën në fazën e dytë të sezonit…

Në një intervistë për UEFA, ish-mbrojtësi i Ajax tregohet arsyet se pse nuk po ambjentohet ende me futbollin Italian: “Këtu është shumë ndryshe! Shpesh gjendesh 1 kundër 1 me sulmuesin kundërshtar dhe duhet të bësh kujdes. Por, ka edhe raste kur janë shumë lojtarë kundër një sulmuesi… Po mësohem në këtë aspekt dhe Ajax më ka ndihmuar jashtëzakonisht”.

“Juventusi është padiskutim një ekip i madh, më i forti në Itali dhe synohet gjithmonë fitorja. Me trajnerin aktual, manovrat nisin që na mbrojtja, ku duhet të kesh teknikë të mirë për të luajtur, ndryshe e ke të vështirë. Champions? Jemi mes ekipeve që do të provojmë, duhet të besojmë. Nuk di të them nëse do ta fitojmë ose jo, por kemi për detyrë të provojmë. Pastaj, është edhe fati në mes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit