Po lufton me vdekjen, mjekët informojnë për gjendjen e Mihajlovic

23 Korrik 2019
20:18
Telesport
back button

Skuadra e Bologna, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, ka lëshuar një komunikatë në lidhje me gjendjen shëndetësore të trajnerit Sinisa Mihajlovic. Një javë më parë ai deklaroi se është i sëmurë me leucemi dhe se do të nisë betejën më të vështirë të jetës së tij, për të kaluar me sukses edhe këtë pengesë.

Trajneri serb, i shtruar në spitalin “Sant’Orscola” në Bologna, ka nisur që më 18 korrik ciklin e kimioterapisë. Ai do të qëndrojë i shtruar edhe gjatë 3 javëve në vijim.

Sinisa Mihajlovic ka përfunduar pa ndonjë komplikacion ciklin e kimioterapisë, që nisi ditën e enjte, më 18 korrik. Përgjigjja që morëm pas kësaj faze të parë ishte brenda pritshmërisë se mjekëve. Trajneri i Bologna do të vijojë të paktën edhe për 3 javë të jetë i shtruar në spital, për të monitoruar parametrat ematikë dhe klinikë”.

Gjatë kësaj kohe, ai mund të ndjekë dhe komunikojë me stafin e tij, duke ndjekur nga spitali fazën përgatitore që skuadra do të zhvillojë në Austri, duke nisur nga 25 korriku”, thuhet në deklaratën e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit