Po mahnit në Kosovë, Europa troket te Prishtina për “gardianin” Bekaj!

29 Korrik 2020
17:36
Telesport
back button

Visar Bekaj, një portier 23-vjeçar që luan në ekipin e Prishtinës tërhoqi vëmendjen pas sezonit të tij të suksesshëm në Kosovë.

Bekaj, i cili luajti në kampionatin kosovar 32 ndeshje këtë sezon, pa 20 të pësuar. Portieri i suksesshëm arriti rekordin e ligës si përqindje e mos shënimit të golave me këtë paraqitje.

Shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij, por sidomos nga Europa. Tirana, kampione e Shqipërisë, dërgoi vëzhgues për ta ndjekur gardianin prishtinas, por sondazhe kanë bërë edhe Hoffenheim dhe Hamburg.

Emri i Bekaj u përmend edhe për një kohë me Besiktasin. Gardiani është zgjedhur si portieri i vitit në Kosovë në 3 vitet e fundit dhe është edhe në xhiron e kombëtares së dardanëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit