“Po mbetemi jetimë”, kriza e Liverpool-it përçan… Namibinë

8 Mars 2021
18:03
Denis Hakanaj
back button

Kriza e Liverpool-it ka dëshpëruar shumë tifozë të Të Kuqve.

Ka arritur deri në Namibi, kur Hage Geingob, presidenti i shtetit afrikan ka shprehur të gjithë hidhërimin e tij në lidhje me momentin e keq që po kalon skuadra e Klopp, duke shkaktuar një kaos mediatik.

“Ne mbështetësit e Liverpool po ecim vetëm prej disa kohësh. Fatkeqësisht, po mbetemi jetimë sepse skuadra jonë po vdes”, ka qenë mesazhi në Tëitter i Geingob.

Një mesazh që ka bërë xhiron e internetit dhe ka përçarë opinionin publik. Ka patur shumë nga ata që e kanë ftuar politikanin të mendojë më shumë për drejtimin e vendit në vend që të mendojë për fatin e një skuadre futbolli.

“Zoti president, shumë namibianë kanë mbetur jetimë për shkak të korrupsionit dhe menaxhimi i keq i burimeve tona, pse jeni shqetësuar për futbollin europian?”, ka qenë një nga komentet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit