“Po na hedhin KO, por nuk heq dorë nga titulli”

24 Qershor 2019
12:39
Telesport
back button

Andrea Dovizioso ndodhet 37 pikë pas Marc Marquez në renditjen e Moto GP. Një diferencë e madhe, por që për pilotin Italian të Ducati është e rikuperueshme. Dovizioso shprehet se pa incidentin e garës së fundit, ku Lorenzo, shoku i skuadrës së Marquez, nxori jashtë piste 3 pretendentë, situata do të ishte ndryshe.

Ajo garë ishte një dështim për ne. Dashje apo padashje, Lorenzo na hodhi KO në pistë, duke i dhënë një dorë të madhe Marquez. Pa atë incident nuk do të ishte sot kjo diferencë në renditje”, u shpreh Dovizioso.

Gara e radhës do të zhvillohet në Assen të Holandës, ku Dovizioso shpreson të fitojë dhe rihapë botërorin. “Ka ende dy gara deri në pushimet verore. Duhet patjetër të renditem para Marquez për të shkurtuar sadopak renditjen. Nuk është e pamundur për t’ia dalë mbanë dhe nuk heq dorë nga titulli”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit