“Po nënshkruante”, mister në shtëpinë e Milan-it: “Ndërroi mendje në 2 të natës”

2 Shkurt 2023
14:43
Denis Hakanaj
back button

Një muaj i përgjumur, më pas dy ditët e fundit të zjarrta të merkatos së futbollit në Itali, por që nuk kanë sjellë asnjë të re apo një goditje të bujshme.

Më shumë është bërë fjalë për largime. Një nga këto operacione ka qenë ajo e lidhur me Skriniar, që deri në momentin e fundit i ka mbajtur të gjithë pezull.

Inter-i ka bërë kërkesat e veta, që nuk janë plotësuar, më pas ka refuzuar shitjen e lojtarit në janar, me pamundësinë për të gjetur një zëvendësues. Një situatë e ngjashme edhe për Nicolo Zaniolo, sigurisht lojtari më i diskutuar.

Ai donte Milan-in, por që nuk ka mundur të asnjë moment t’i paraqesë një ofertë bindëse Roma-s. Në orët e fundit kanë provuar ta marrin nga Premier League, por edhe kjo formulë nuk ka funksionuar.

22-vjeçari ka mbetur në Trigoria si i ndarë në shtëpi dhe ditën e mërkurë ka shkruar një letër të hapur ku vihej në dispozicion të skuadrës, por Mourinho dhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap mbrapa për momentin.

Më pas është situata e Amrabat, i cili ka provuar të forcojë klubin që ta transferonte te Barcelona. Megjithatë, Fiorentina ka thënë “jo” në mënyrë të qartë, për shkak se ishte dota e fundit e merkatos. Megjithatë, në shtëpinë e Milan-it ka pasur edhe një tjetër rast të komplikuar dhe pak misterioz.

Maldini ka provuar deri në momentin e fundit të lirojë një vend, të lehtësojë pak shpenzimet për rrogat duke shitur Tiemoue Bakayoko. Por çdo negociatë e bërë për francezin ka dështuar.

Në fillim Cremonese, më pas Lyon dhe në fund Adana Demirspor. Dukej gjithçka e kryer për transferimin në Turqi, por gjithçka ka dështuar në momentin e fundit.

Ka qenë vetë presidenti i Adana-s, Murat Sancak, nëpërmjet profileve të tij në rrjetet sociale që ka sqaruar: “Lajmi që Bakayoko ka hequr dorë nga nënshkrimi me ne kur ka parë strukturat tonë është një gënjeshtër. Ai ka shkuar në Casa Miln në orën 2 të mëngjesit për të nënshkruar.

“Ndërsa Chelsea do të kishte zgjidhur kontratën me Milan-in për të nënshkruar me ne. Por nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Edhe vëllai i Bakayoko ka shkaktuar shumë probleme”.

Me pak fjalë, çështja duket e mbyllur dhe Milan-i do të jetë i detyruar ta mbajë, edhe pse jashtë projektit, mesfushorin deri në qershor, kur do të përfundojë edhe huazimi nga Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit