“Po ose jo”, Kosova pret përgjigje nga dy talente të mëdhenj

3 Janar 2019
19:22
back button

Kosova së shpejti mund të shtojë radhët me dy lojtarë shumë të talentuar.

Trajneri Bernard Challandes ka dhënë një intervistë ditët e fundit për KTV në Kosovë, ku ndër të tjera ka zbuluar se Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma mund të jenë dy afrimet e radhës. Hadërgjonaj është ndër lojtarët më të rëndësishëm tek Huddersfield në Premier Ligën angleze dhe tashmë duhet të vendosë, sepse është 24 vjeç dhe Zvicra nuk e ka përfillur fare, edhe pse është lojtar me rritje të vazhdueshme vitet e fundit.

Ndërkaq, Bastien Toma është 19 vjeç dhe po spikat te Sioni, ndaj do ishte një afrim i madh sidomos për të ardhmen e Kosovës, sepse për momentin është në moshë për të luajtur me Shpresat.

Ndonëse në media është spekuluar sikur dy futbollistët kanë zgjedhur Kosovën, në realitet nuk është mbyllur asgjë dhe në javët e ardhshme do të mësohet përgjigja të paktën nga Hadërgjonaj, sepse Toma është ende shumë i ri dhe ndoshta do të presë një ose dy vjet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit