“Po përdor magjinë e zezë për t’i ndarë”; vjen akuza e rëndë për mamanë e Ronaldos

15 Maj 2023
7:50
Alfred Lleshi
back button

Thashethemet për një krizë kanë fluturuar mbi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez prej disa muajsh. Mbi të gjitha, pas prezantimit të portugezit si lojtar i ri i Al-Nassr, në të cilin mungesa e harmonisë së tyre ishte më se e dukshme.

Që atëherë, flitet se mungesa e përulësisë së ndikueses argjentinaso-spanjolle është arsyeja e kësaj krize. Mirëpo, këtë të shtunë programi “Socialité” i “Telecinco” ka treguar se kush është fajtori i vërtetë.

Dhe nuk është askush tjetër veç Dolores Aveiro, nëna e futbollistit. “Nëna e Cristianos dëshiron t’i japë fund Georginas, ajo po i bën magji në Portugali. Po aplikon magjinë e zezë për t’i dhënë fund lidhjes së tyre”, – theksuan në këtë program.

Madje, aty kanë shkuar një hap më tej, teksa sigurojnë se mamaja e pesë herë “Topit të Artë” nuk e do as në shtëpi Georginën: “Ajo nuk donte kurrë që ata të martoheshin apo të kishin fëmijë. Dolores i tha djalit të saj se nuk e donte në shtëpi. Prandaj, Cristiano nuk e çon në shtëpinë e nënës Georginën, vetëm fëmijët”.

Por kjo nuk është hera e parë që flitet për marrëdhënien e keqe mes Georgina dhe nënës së CR7. E njëjta gjë ndodh edhe me pjesën tjetër të familjes, e cila nuk e ka pranuar partneren e yllit portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit