Po shkëlqen me PSG, talenti francez pret një telefonatë nga trajneri Deschapms

5 Mars 2024
13:01
Telesport
back button

Pasi zbarkoi në Paris verën e kaluar, mesfushori anësor Bradley Barcola iu desh ca kohë për t’u konfirmuar te PSG. Më herët, ai ishte konsideruar si një nga talentet më të shkëlqyer në futbollin francez falë paraqitjeve të mira me Lyon.

Pas pak kohës në Paris, Barcola arriti të tregojë vlerat e tij edhe në skuadrën e kampionëve të Francës. Dy gola në 19 ndeshje në Ligue 1 për 21-vjeçarin, që ka fituar besimin e trajnerit Luis Enrique.

Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, në takimin e parë kundër Real Sociedad, anësori u tregua vendimtar me një gol të mrekullueshëm. Ndërsa tani është në pritje të një telefonate nga trajneri i kombëtares Didier Deschamps, pasi ka kaluar të gjithë procesin e kombëtareve të të rinjve.

Jam i lumtur që jam këtu ku jam sot. M’u desh pak kohë të përshtatesha, por ia dola. Kombëtarja? Trajneri do të vlerësojë paraqitjet e mia. Unë jap gjithçka në fushë dhe dua të jem gjithmonë më i miri. Nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë”, ka rrëfyer ai për L’Equipe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit