Po shkëlqen në kampionat dhe Europë, Borussia i rinovon kontratën trajnerit Favre

17 Dhjetor 2018
18:29
Telesport
back button

Në pak muaj në krye të skuadrës së Borussia Dortmund ka arritur të sjellë një përmbysje të Bundesligës, aq sa drejtuesit e klubit po mendojnë që tani t’i rinovojnë kontratën trajnerit 61-vjeçar Lucien Favre. Deri më tani, rrugëtimi i skuadrës së Dortmund ka qenë i shkëlyer, pasi ekipi kryeson Bundesligën, me 9 pikë karshi Bayern si dhe është kualifikuar në turin tjetër të Cuhampions League (Borussia do të luajë në fazën e eliminimit direkt me Tottenham).

Nën drejtimin e Favre, skuadra e Borussia ka fituar 16 nga 21 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha kompeticionet. Në korrik, trajneri zviceran nënshkroi një kontratë 2-vjeçare, deri në vitin 2020, por ajo mund të shtyhet edhe për 1 apo dy sezone të tjera. Dhe ky rinovim mund të jetë dhurata për Krishtlindje që klubi mund t’i bëjë trajnerit, si vlerësim për punën e mirë që Favre ka bërë gjatë këtyre muajve në krye të skuadrës së Borussia, që synon të ndalë hegjemoninë e Bayern.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit