Po shkëlqen në Shqipëri dhe me Shpresat, lojtari i Teutës drejt transferimit në Rusi!

5 Nëntor 2019
15:09
back button

Mes futbollistëve të talentuar në kampionatin shqiptar, që po bien në sy, është edhe Sherif Kallaku i Teutës dhe Shpresave (kombëtares U-21). Dy vjet më parë, fantazisti u dallua te skuadra e Laçit, ndërsa më pas kaloi në Durrës, aty ku tashmë në sezonin e dytë po konfirmon pritshmëritë.

Por, e ardhmja e Kallakut, që është vetëm 21 vjeç, pritet të jetë në Rusi, te skuadra e Odise Roshit dhe Bernard Berishës, Akhmat Grozny. Ka qenë ish-sekretari i klubit të Teutës, i cili aktualisht mban postin e zv.rektorit te universiteti “Marlin Barleti”, Artan Shyti, i cili i ftuar në emisionin “Pressing”, ka zbuluar:  “Teuta është një ekip që po bën progres. Po flasim për një skuadër që bëri një ndeshje shumë të mirë përballë një ekipi të vështirë si Tirana. Teuta rri e rri, nxjerr një talent mbi talente.

Sot që flasim, Kallaku është ndër më të spikaturit në Superiore. Ky futbollist në merkaton e janarit do të transferohet te skuadra ruse e Akhmat Groznit”, u shpreh Shyti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit