Po sikur Serie A të rindalej sërish? Ja si funksionon formula me algoritëm që shpall verdiktet!

5 Qershor 2020
14:23
Telesport
back button

Seria A është gati që të rinisë. Pasi është zgjidhur pyetje “kur?” (data është 20 qershori), mbetet për t’u parë ende ajo “si?” (formula). Ideja e përgjithshme është që kompeticionet si Kupa e Italisë dhe Serie A të mbyllen brenda datës së caktuar, pra 2 gusht.

Serie A, come cambierebbe la classifica calcolata con l'algoritmo ...

E nëse Kupa pritet të mbyllet e para, në datën 17 qershor finalja, kampionati do të vazhdojë më gjatë. Frika më e madhe është e një ndalese tjetër, e cila padiskutim do t’i jepte fund turneut. Jo më kot klubet e Serie A do të përfshijnë më pas një algoritëm të studjuar në detaje, një formulë matematike që duket sikur ka dalë nga Harvard, por që në realitet do të fshinte çdo dyshim.

Formula: Pt(x) + [(mpc t(x) x c t(z-x)) +(mpf t(x) x f t(z-x))]

SQARIM:

Pt(x) – pikët e renditjes aktuale

mpc t(x) – mesatarja e pikëve brenda fushës për ekipin në fjalë (e dhëna vjen nga pikët e grumbulluar në shtëpi përpjestuar me numrin e ndeshjeve brenda fushe)

c t (z-x) – numri i ndeshjeve brenda fushe që mbeten për t’u luajtur për ekipin në fjalë

mpf t(x) – mesatarja e pikëve në transfertë për ekipin në fjalë (e dhëna vjen nga pikët e arritur jashtë fushe përpjestuar me numrin e ndeshjeve jashtë fushe)

f t (z-x) – numri i ndeshjeve jashtë fushe që mbeten për t’u zhvilluar nga ekipi në fjalë

Pyetja që shtrohet nga tifozët është: pse të vendoset ky algoritëm dhe mos kristalizohet renditja nëse ndalohet kampionati (pra, të mbetet renditja e momentit).

Përgjigjia vjen nga Liga Italiane: kështu do të shmangej barazimi me pikë i dy apo më shumë skuadrave, që parashikon avantazhin e njërës apo tjetrës vetëm në rast ndeshjesh vajtje-ardhje për t’u zhvilluar.

 

Ashtu si është specifikuar nga dokumentet e parë të Ligës, në fakt, algoritmi mund të aplikohet “vetëm për turne që kanë regjistruar një rrugëtim rinisje jo më pak se 3 javë kampionat”.

Pra, në Serie A, formula do të aplikohej vetëm pas turit të parë mesjavor të muajit korrik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit