“Po stërvitem fort, por nga shtëpia”, lojtari i Interit jep një mesazh për të gjithë!

25 Mars 2020
18:20
back button

Një nga afrimet e janarit si dëshirë e Antonio Contes tek Interi ishte Victor Moses. Nigeriani u mor nga Fenerbahce, por që nga prezantimi i tij në janar, nuk ka marrë edhe shumë minuta si titullar me fanellën zikaltër.

Gjithsesi, Moses po punon dhe po stërvitet fort në këtë periudhë që të jetë gati për rikthimin e kampionatit. Në një foto të postuar në Instagram, nigeriani jep edhe një mesazh në lidhje me Coronavirusin, ku i kërkon të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, ashtu si ai.

“Shpresoj që çdo gjë të jetë mirë në këto kohë të vështira. Unë po përpiqem të stërvitem sa më fort të jetë e mundur nga shtëpi. Qëndroni të sigurt dhe brenda”, shkruan Moses.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit