“Po të më dëgjonte Ronaldo…”, Queiroz zgjedh lojtarin më të mirë në botë

4 Janar 2022
20:06
Denis Hakanaj
back button

Carlos Queiroz do të drejtojë Egjiptin në Kupën e Afrikës që do të nisë pas pak ditësh.

Trajneri portugez ka folur për sistemin e lojës dhe për Salah, ylli i faraonëve:

“Skema 4-3-3 është skema që do të përdorim për t’i dhënë mundësin lojtarit më të mirë në botë të japë maksimumin. Nëse Cristiano Ronaldo do të më dëgjonte, besoj se do të zemërohej”, ka thënë Queiroz duke qeshur.

“Në futbollin modern nuk ka shumë rëndësi moduli taktik, por dinamikat dhe lëvizjet në sulm dhe në mbrojtje. Ndryshojnë sistemin e lojës në bazë të ndeshjes, por skuadra ka një bazë të qartë. Do të luajmë për të fituar, nuk jemi këtu me pushime ose për piknik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit