“Po të penalizonin Leclerc do të largoheshim nga Monza me polici”

10 Shtator 2019
10:41
Telesport
back button

Te Mercedes ende janë të zhgënjyer nga gara e zhvilluar në Itali. Shefi i makinës gjermane, Toto Wolff, ka folur sot me ironi në lidhje me duelin në pistë mes Charles Leclers dhe Lewis Hamilton, me britanikun që doli jashtë piste kur tentonte të parakalonte ferraristin.

Komisarët e pistës nuk dhanë asnjë vendim për atë incident që ndodhi në xhiron e 23-të, por u mjaftuan me një “paralajmërim”.

Mendoj se FIA nuk donte të penalizonte Ferrarin. Kjo është e kuptueshme. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse Leclerc do të penalizohej me 5 sekonda. Do të ishim larguar nga cirkuiti i Monzës të shoqëruar nga policia”, tha Toto Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit