“Po vjen Ibra, duhet të ruhem tani sepse më godet ai”, Raiola trembet por e pëson nga Zlatan (VIDEO)

14 Shkurt 2020
15:51
back button

“Ibra do të vendosë në fund të sezonit se çfarë do të bëjë. i këshilloj që nëse po kënaqet të vazhdojë përpara dhe nëse nuk mundet më, le të tërhiqet. Tani për tani më duket se ai po kënaqet, shikohet edhe nga shpirti, ndihmon djemtë dhe i ka dhënë skuadrës një mentalitet tjetër. Kufiri i tij është vetëm qielli”… Me këto fjalë, Mino Raiola, që ishte i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur Milan-Juventus për Kupë Italie, i ka thurur elozhe Zlatan Ibrahimovic…

E teksa po intervistohej, Raiola ka nuhatur se Ibrahimovic po afrohej te daljet nga stadiumi dhe ka ndryshuar pozicion duke shtuar me shaka se “tani duhet të ruhem nga ndonjë goditje”… Por, Zlatan gjithësesi kalon dhe e godet në shpinë..

Lajme të tjera

Lajmet e fundit