Pochettino bën filozofin: Champions-i duhet të jetë ëndërr, jo detyrim

14 Tetor 2021
11:08
Alfred Lleshi
back button

Liga e Kampionëve është objektivi madhor i Al Khelaifit, presidentit të PSG. Ai ka investuar miliarda tashmë, por ka shkuar deri në finale. Me marrjen e shumë yjeve kësaj vere, përfshirë edhe Lionel Messin, ky trofe bëhet i detyrueshëm, ndryshe dështimi do të ishte i madh. Megjithatë, trajneri Pochettino mundohet ta largojë këtë presion:

“Liga e Kampionëve duhet të jetë një ëndërr, jo detyrim. Në futboll duhet të luash me dëshirën dhe ëndrrën për të fituar gjëra, jo prej detyrimeve. Në Kupën e Botës 2002, në mes të krizës argjentinase, ne morën përsipër barrën e të qenit atje. Kjo është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë njerëzve gëzim.

Kjo nxitje emocionale na bëri të mos dorëzoheshim, aq sa dolëm nga faza e grupeve. Kur ka detyrime, talenti zvogëlohet. Ne duhet të krijojmë një frymë grupi, ku dëshira të jetë më e madhe se detyra. Ne jemi ndër kandidatët për ta fituar Champions-in, por skuadra për t’u mposhtur mbetet Chelsea. Blutë janë kampionët në fuqi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit